Zhvilluam takimin e përbashkët mes shkollës dhe AKAFPK në ambjentet e Njesisë së zhvillimit.
Dr. Z. Alqi Mustafai së bashku me ekipin e tij të punës kërkuan marrjen e sugjerimeve dhe opinioneve nga përfaqësues të shkollës lidhur me skeletkurrikulat.
Përfaqësuesit e shkollës,Nëndrejtori, Përgjegjësi i Njësisë së Zhvillimit,Koordinatori i Kurrikulës, Përgjegjësit e Departamenteve dhe Ekipeve lëndore, në takim prezantuan kualifikimet profesionale që aktualisht zhvillohen në shkollë , numrin total të klasave të ndara në drejtime dhe profile si dhe programet mësimore që zhvillohen.
Gjithashtu u diskutua si kanë gjetur zbatim ndryshimet kurrikulare dhe u propozuan ndryshime të tjera në skeletkurrikul për disa nga drejtimet dhe profilet që ofron shkolla.