Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” u prezantua në panairin e punës dhe aftësive në sheshin Liria me Drejtimin Teknologji Informacioni dhe Komunikimi si dhe me punime të tjera të kryera nga nxënësit në drejtimet e tjera që ofron shkolla. Nxënësit e shkollës u prezantuan pjesmarrësve në panair projektet e ndryshme të zhvilluara si dhe drejtimet profesionale të cilat ofron shkolla. Panairin e përshëndeti Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama i cili vuri theksin tek arsimi dhe formimi profesional si zgjedhja më e mirë në marrjen e një profesioni dhe punësimin e sigurtë në të ardhmen. Gjatë panairit stenda e shkollës u vizitua nga Ministrja e Finances Znj. Delina Ibrahimaj, Kryetarja e Bashkisë Durrës Znj. Emiriana Sako, Drejtori i përgjithshëm I AKPA Z. Klevis Hysa dhe deputetët e Qarkut Durrës, të cilët komunikuan dhe u afeksionuan me punimet e nxënësve.
#UnëZgjedhArsiminProfesional
#Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela
#unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë