Në kuadër të promovimit dhe ditëve të hapura Shkolla e Mesme Profesioanale “Beqir Çela” organizoi ditën e sotme në ambientet e saj një ekspozitë me punimet e nxënësve ndër vite. Ky aktivitet synon të sensibilizojë dhe të orientojë prindërit dhe nxënësit e klasave të nënta për të zgjedhur arsimin profesional dhe shkollën Beqir Çela. Entuziazmi i nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Durrësit që vizituan ambientet e shkollës dhe ekspozitën e organizuar me këtë rast na mbush me shpresë që zgjedhja e këtyre nxënësve do të jetë arsimi profesional dhe shkolla Beqir Çela si një ndër shkollat elitare në vendin tonë. Përveç ekspozitës nxënësit u njohën me ambientet e teorisë dhe praktikave profesionale të cilat paraqiten në kushtet bashkohore, për të përmbushur më së miri pritshmërite dhe ambicjet e këtyre nxënësve. Gjithashtu u njohën më nga afër me ofertën dhe strukturën mësimore që shkolla ofron me pesë drejtimet e saj:
- Shërbime Mjetesh Transporti
- Elektroteknikë
- Termohidraulikë
- Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK)
- Mekanikë
#UnëZgjedhArsiminProfesional
#Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela
#unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë