STOP FENOMENIT TË BULLIZMIT!

Në ditën e luftës kundër bullizimit Shkolla e mesme profesionale “Beqir Çela” organizoi një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues. Në aktivitet morën pjesë: Qeveria e nxënësve, Shërbimi psiko-social i shkollës, nxënës të klasës së X-të së bashku me mësuesit . Gjatë aktivitetit nxënësit u informuan për format me të cilat shfaqet bullizmi, për efektet dhe pasojat që ka bullizmi në shkollë, si edhe për gjetjen e strategjive për parandalimin dhe minimizimin e tij.
Me rastin e kësaj dite,nxënësit dizenjuan fletëpalosje, postera si dhe lojëra psiko-sociale me qëllim përcjelljen e mesazheve për ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve

#UnëZgjedhArsiminProfesional

#Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela

#unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë