Ditën e sotme drejtoria e shkollës në bashkëpunim me drejtorinë e policisë qarku Durrës organizuan nje takim sensibilizues me qeverinë e nxënësve, me tematikë: “Trafikimi I qënieve njerëzore”.
Nxënësit u njohën me këtë fenomen dhe mënyrat se si mund të ndihmojnë për parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore.
Ndërgjegjësimi ndikon drejtpërdrejt në minimizimin dhe zhdukjen e kësaj plage të shoqerisë.
Morën pjesë në këtë bashkëbisedim drejtori I shkollës z. Fatmir Merkuri, drejtuesja e senatit znj. Jasmina Agaj, psikologia znj. Xhemaile Shqopa, oficeria e zyrës trafiqeve znj.Roberta Pacani, dy NSPK për edukimin e brezit të ri z.Arben Hushi, znj.Mirela Bushkola dhe inspektori I zonës z. Qani Xhixha.
#UnëZgjedhArsiminProfesional
#Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela
#unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë